Showbiz

Ardit Gjebrea mposht koronavirusin: Ja kush më ngriti në këmbë

Shkruar nga Liberale

Moderatori i njohur Ardit Gjebrea përmes një postimi në rrjetet sociale ka njoftuar se e ka fituar betejën me Covid-19.

Gjebrea falenderon mjekun Adrian Jorgjin që e ngriti në këmbë, infermieren e tij Florën për gjithë durimin që ka treguar, bashkëshorten e tij Anilën që e quan engjëllin mbrojtës, ndërsa shton se “do të duhet pak kohë deri sa të ndez 5 motorët”.

“Kaq ishte! Tani filloi rikuperimi dhe së pari falënderoj: dr. Adrian Jorgjin që më ngriti në këmbë, infermiere Florën për durimin, Anilën engjëll mbrojtës për ditët dhe netët pa gjumë, miqtë që çdo mëngjes më mbushnin inbox të WhatsApp me merakun e tyre.

Faleminderit dhe të gjithë ju që më keni shkruar dhe uruar shërim të shpejtë, jeni shumë të mirë dhe bekimet tuaja ishin doza e duhur për të mbajtur optimizmin lart – motiv force! Tani sigurisht do duhet pak kohë deri sa të ndez të 5 motorët, po kush na nxiton? Dielli doli”, ka shkruar Arditi.

Liberale Newsroom

A është e pranueshme (dhe e ligjshme) ndërhyrja e kryeministrit Rama në çështjet e brendshme të disa prej bashkive të vendit?

  • Po!
  • Jo!
Powered by the Tomorrow.io Weather API
SHQIPENGLISH