Avokati Ardian Visha, i ftuar në rubrikën ”Opinion”, e ka quajtur të dhnshëm ndalimin e botuesit Henri Çili.
Sipas tij, kishte dy momente që nuk mund të lihen pa komentuar në këtë ngjarje, e para ka të bëjë me veprimin e drejtorit të plicisë, Ardi Veliu që falnderoi Policinë, dhe e dyta ka të bëjë me faktin që ngjarja u shit si hetim i Prokurorisë së Përmetit.
"Në fakt nuk është një akuzë janë katër dhe nuk është vetëm një tërësi akuzash që bien mbi Henri Çilin mbi dy juristë të mirë që punonin në UET, por është dhe një vendim i dhunshëm kundër lirisë që prodhoi 48 orë burg të padrejtë, sa u përpoq të justifikohej Prokuroria.
Po të paktën mbi të jemi në gjendje të vlerësojmë dy momente, e para është Konferenca e Shtypit nga Drejtori i Përgjithshëm i Policisë dhe seanca gjyqësore.
Konferenca e shtypit kam vërejtje për formën dhe përmbajtjen e saj. Mbyllet Konferenca me Ardi Veliun që falenderon prokurorin, një veprim amator. Pra s’mund ta falenderojë. Nuk mund të vlerësohet për aftësi ai që është superior para teje.
Më pas seanca u shit si një punë e prokurorisë së Përmetit që rezultoi nga përgjimet e këtij institucioni. Kishte deformime të së vërtetës.
Deformime që që ndrojnë në çdo veprim logjik në atë që u shkrua dhe që u fol nga këta”- tha Ardian Visha.
Avokati u shopeh më tej se nuk është paraqitur asnjë provë kundër botuesit në gjyq dhe se Autoriteti i Procedurës duhet të japë shpjegime mbi ato që u thanë në mdia.
"Gjyakata e Lartë është inekzistente. Kështu që nuk mund të ketë ndikim te askushi. E ka për detyrë Autoriteti i Procedurës për të treguar se ccfarë ndodhi. Ju siguroj se nuk është paraqitur asnjë provë kundër Çilit në gjyq. Gjysëm fitore në Gjykatën e Përmetit, me detyrim paraqitja është e papranueshme. Edhe për Ilir Korbin. Do bëjmë ankim", u shpreh avokati Visha./Gazeta Liberale