Showbiz

ARBËR, VLERA! ‘Qofshi urë lidhëse mes Shqipërisë e Dardanisë', mesazhi emocionues i Shkëlqim Hajdarit, babait të Arbrit

Shkruar nga Liberale

"Të nderuar familjarë dhe miq të afërt të  familjes së Blerim Devollit, familjes time, të Arbërit dhe Vlerës, mirë se keni ardhur".

"Ju falënderojmë nga zemra gjithsecilin nga ju, që na keni nderuar në  këtë gëzim tonin, veçanërisht të afërmit dhe miqtë që kanë  ardhur nga SHBA, Kanadaja, Gjermania, Italia, Greqia dhe Rumania".

"Paçi vetëm gëzime në familjet tuaja!"

"Po ashtu një falënderim për artistët e ftuar që  do na shoqërojnë në  këtë gëzim, Enxhelën, Valbonën, Genën, Klajdin dhe Brunon, grupin e valleve, të tupaneve… dhe të ftuarin special ikonën e klarinetës “Mjeshtrin e madh”,Hekuran Xhambali”. Besoj se  artistët do na gëzojnë sonte duke interpretuar muzikë të larmishme për çdo moshë dhe nga të  gjitha trojet e trevat e kombit tonë".

"Për të  mos e zgjatur: “Më lejoni që në emër të dy familjeve  dhe  të  gjitë  miqve të ftuar, ti urojmë Arberit dhe Vlerës, jetë të gjatë e të lumtur bashkëshortore. Zoti ju trashëgoftë me pasardhës, qofshi ura  lidhëse Shqipëri- Dardani, që ka qenë, është dhe do të jetë NJË!”

“Zoti qoftë dëshmitar dhe e pastë nën mbrojtjen e Tij, kurorëzimin e dashurisë tuaj në martesë. Amin”. /Liberale.al/   

Liberale Newsroom

A është e pranueshme (dhe e ligjshme) ndërhyrja e kryeministrit Rama në çështjet e brendshme të disa prej bashkive të vendit?

  • Po!
  • Jo!
Powered by the Tomorrow.io Weather API
SHQIPENGLISH