Showbiz

Arber Hajdari: Kjo është gruaja që i kam dhënë të drejtën të më ndjekë me GPS gjatë gjithë kohës

Shkruar nga Liberale
Arber Hajdari: Kjo është gruaja që i kam dhënë të

Arbër Hajdari ka folur gjatë për jetën e tij private, që nga fëmijëria deri më tani. Ai shpreh se nënën e ka pikë të dobët dhe është e vetmja grua në jetën e tij që i ka dhënë të drejtën ta ndjekë me GPS gjatë gjithë kohës.

Arbëri tha se ia ka dhënë këtë mundësi të ëmës sepse është gjithë kohës e shqetësuar dhe e merakosur për fëmijët e saj.

“Të dy prindërit më mirëkuptojnë shumë. Mamit i kam dhënë mundësinë që gjatë gjithë kohës të më ndjekë me GPS kudo që jam sepse di që atë nuk e le meraku. I vetmi njeri që më kontrollon mua nëpërmjet GPS është mami. Por që i falenderoj me gjithë zemër edhe mamin edhe babin që më kanë dhënë krah në punën që bëj dhe më kanë mirëkuptuar për të gjitha ato mungesa që kam bërë.

Këto janë dy momentet e jetës sime, një moment kur isha fëmijë që nuk e patëm mamin afër dhe një moment, tani që u rrita dhe jam prapë i obliguar për shkak të angazhimeve për të qenë larg saj dhe gjithmonë vras mendjen, ajo është e sëmurë, i ri mendja tek ne dhe nuk po gjej atë pjesë të kohës që duhet t’ja dedikoj asaj dhe që kam shumë boshllëqe që janë krijuar nga fëmijëria”, u shpreh Arbër Hajdari.

 

Liberale Newsroom

A ishin zgjedhjet e 11 majit 2025 një farsë elektorale, siç pretendon opozita?

  • Po!
  • Jo!
Powered by the Tomorrow.io Weather API
SHQIPENGLISH