Aktualitet

Apeli çon në shtëpi Jamarbër Malltezin, merret vendimi për dhëndrin e Berishës

Shkruar nga Liberale
Apeli çon në shtëpi Jamarbër Malltezin, merret vendimi

Gjykata e Apelit të Posaçëm ka liruar nga burgu ditën e sotme dhëndrin e Sali Berishës, Jamarbër Malltezi, duke caktuar ndaj tij masën e sigurisë “arrest shtëpie”.

"Gjykata shpalli vendimin duke miratuar për Berishën dhe duke ndryshuar për Jamarbër Malltezi duke caktuar masën e sigurisë arrest shtëpie”, u shpreh avokati Genc Gjokutaj në njè deklaratë për mediat.

Kujtojmë se Jamarbër Malltezi u arrestua në Rinas më 21 tetor me urdhër të SPAK. Mbi të rëndojnë akuzat për “Korrupsion Pasiv” dhe “Pastrim Parash”, lidhur me privatizimin e ish-kompleksit Partizani.

Liberale Newsroom

A ishin zgjedhjet e 11 majit 2025 një farsë elektorale, siç pretendon opozita?

  • Po!
  • Jo!
Powered by the Tomorrow.io Weather API
SHQIPENGLISH