Aktualitet

Anulohet tenderi për akomodimin e mjekëve turq në Spitalin Rajonal të Fierit

Shkruar nga Liberale
Anulohet tenderi për akomodimin e mjekëve turq në Spitalin

Ministria e Shëndetësisë ka anuluar tenderin për akomodimin e mjekëve dhe infermierëve turq që do shërbejnë në Spitalin Memorial në Fier.

Shkak për këtë është bërë mungesa e një ofertë të përshtatshme. Hoteli që do të akomodonte mjekët, duhet të plotësonte disa kushte, mes të cilave ishte kriteri që stafi të dinte anglisht.

300 mijë euro do t’iu kushtojë shqiptarëve fjetja dhe një vakt i stafit turk për një vit. Sipas kontratës së publikuar maksimumi i personave që do flenë në hotel do të jetë maksimumi 38. 

Sipas ‘Open Data’, Spitali i Fierit ka shpallur deri tani 25 tenderë për blerja medikamentesh dhe materialesh mjekësorë, por 12 janë me fitues. Vlera e këtyre tenderëve është rreth 400 mije euro. 

Ndërsa vlera më e madhe e parave të tenderuara nga ky spital janë për karburant rreth 600 mije euro, 700 mijë euro për lavenderinë dhe 300 mijë të tjera për ushqimin.

 

Liberale Newsroom

A është e pranueshme (dhe e ligjshme) ndërhyrja e kryeministrit Rama në çështjet e brendshme të disa prej bashkive të vendit?

  • Po!
  • Jo!
Powered by the Tomorrow.io Weather API
SHQIPENGLISH