Aktualitet

Anulimi i mbledhjes së përbashkët nesër në Gjakovë, reagon qeveria e Kosovës: Vendim i njëanshëm i Ramës!

Shkruar nga Liberale
Anulimi i mbledhjes së përbashkët nesër në

Qeveria e Kosovës pretendon se mbledhja e përbashkët e dy qeverive, që do të mbahej nesër në Kosovë, u anulua në mënyrë të njëanshme.

Zëdhënësi i qeverisë, Përparim Kryeziu shprehet se takimet bilaterale, që njoftoi kryeministri Edi Rama mund të mbaheshin ditë tjetër.

“Takimet bilaterale do të mund të mbaheshin çdo ditë tjetër. Jemi fare afër njëri-tjetrit si vende. Nuk do të ishte hera parë që do të takoheshim brenda ditës. Por është hera parë që një mbledhje e përbashkët anulohet në mënyrë të njëashme“, thuhet në përgjigjen për Top Channel.

Kryeziu shton se Rama anuloi mundësinë për nënshkrimin e marrëveshjeve.

“Nesër do të duhej të nënshkrueshin 13 marrëveshje të reja. Ato kishin synim t’i afronin ekonomitë tona, sistemet tona të drejtësisë, arsimit, kulturës, etj. Janë qytetarët ata që do humbasin më së shumti. Për fat të keq, anulimi i mbledhjes nga ana e kryeministrit Rama anuloi mundësinë për t’i nënshkruar ato“, u shpreh Kryeziu.

Në një konferencë për shtyp më herët, këtë të martë, kryeministri Edi Rama njoftoi anulimin e përbashkët mes qeverisë së Kosovës dhe Shqipërisë. Ai tha se arsyeja e anulimit të mbledhjes qeveritare në Gjakovë mes Kosovës dhe Shqipërisë është mosrënia dakord me homologun e tij Albin Kurti për ndryshimin e formatit.

Pasi ka folur me shefin e diplomacisë europiane, Joseph Borrel, Rama tha se i kishte kërkuar Kurtit mbledhje në një format më të ngushtë, përkatësisht me ministrat e jashtëm dhe ata të mbrojtjes për të diskutuar pikërisht lidhur me këtë situatë, gjë që nuk është pranuar nga ai.

Liberale Newsroom

Poll
SHQIPENGLISH