Aktori Amos Zaharia ka folur sërish për eksperiencën pas daljes së BBV, duke treguar se ka përjetuar stres për shkak të komenteve dhe sulmeve që ka marrë në rrjetet sociale.
Në emisionin "D-night", ai është pyetur për fyerjen që bëri ndaj Kiara Titos, ku gjatë një debati me Luiz Ejllin u shpreh nën dhemb “krisu bashkë me p*tanën tënde”. Ai u justifikua duke thënë se ka thënë në nerva e sipër dhe se do të donte ta tërhiqte mbrapsht.
Më tej ai tregoi se i ka kërkuar falje familjes së moderatores për komentin, i cili mendohet se ka ndikuar te publiku që e votoi për ta nxjerrë jashtë kur ishte në televotim.
“Vetëm atë batutën që kam thënë për Kiarën do t’a tërhiqja mbrapsht sepse e kam thënë në nerva e sipër, por nuk dua të justifikoj veten time sepse është e vërtetë që ne në nerva e sipër mund të themi shumë gjëra, por kur je në televizion në një farë mënyre duhet t’a ruajmë pak etikën dhe të japim një shembull më të mirë.
Në atë moment e di që kam bërë gabim, por me të vërtetë ka qenë moment nervash dhe kam kërkuar falje dhe ndjesë edhe familjarëve të saj, kam komunikuar edhe vetë me ta në rrjete sociale.
Njerëz jemi, gabime do të bëjmë, por të jemi edhe pak më tolerantë me njëri-tjetrin. Një gjë është të bësh një gabim dhe me vërtetë t’a kuptosh gabimin dhe komplet gjë tjetër është të bësh një gabim, të kërkosh falje e të bësh po të njëjtin gabim”, tha Amos.