Ambasadorja e SHBA në Tiranë Yuri Kim ndodhet në një event për promovimin e turizmit në vendin tonë, bashkë me ministrin Klosi.
“Kam 6 muaj në Shqipëri dhe kam pasur mundësi të vizitoj shumë vende të bukura. Jam e lumtur që ndodhem këtu. Mbrojtja e mjedisit fillon me pastrimin e tij.
Jam e kënaqur që nuk tregohemi përgjegjës vetëm për mbeturinat e përditshmërisë sonë, por pastrojmë edhe ato që kanë hedhur të tjerët. Në momentin që unë mbledh mbeturinat që bëj, është akt përgjegjshmërie nga ana ime. Po në fakt, nëse unë mbledh mbeturinat e krijuara nga të tjerët, atëherë ky është një veprim që tregon zgjuarsi”, tha ambasadroja. / Gazeta Liberale