Aktualitet

Ambasadorja shqiptare në Greqi: Kategoritë e udhëtimit kanë ndryshuar

Shkruar nga Liberale
Ambasadorja shqiptare në Greqi: Kategoritë e udhëtimit kanë

Megjithëse Ministria e Jashtme shqiptare ka njoftuar se tashmë shtetasit shqiptarë mund të lëvizin në Greqi për arsye familjare dhe turistike, situata që raportohet në pikën kufitare të Kapshticës tregon një pasqyrë tjetër, me shtetas që nuk lejohen të udhëtojnë në shtetin fqinj.

Në një lidhje me Euronews Albania ishte ambasadorja e Shqipërisë në Greqi, Luela Hajdarhaga, e cila tha se kategoritë hyrëse për shqiptarët që duan të udhëtojnë drejt Greqisë kanë ndryshuar, mirëpo mbetet ende në fuqi numri i kufizuar i shtetasve që kalojnë kufirin.

Ajo sqaroi se që prej ditës së sotme, në shtetin grek mund të udhëtohet edhe për arsye familjare dhe turistike, mirëpo për pikën kufitare të Kapshticës ajo tha se mund të udhëtojnë vetëm punonjësit sezonalë.

“Deri në datën 18 qershor, mbeten në fuqi të njëjtat kuota kalimi për udhëtarët, deri me datë 28 qershor”, u shpreh znj. Hajdarhaga, duke listuar kuotat sipas pikave kufitare:

Në Kakavijë, mund të futën 15000 shtetas në ditë

Në Qafë Botë mund të futën 250 shtetas në ditë

Në Kapshticë mund të futën 400 shtetas në ditë, vetëm punonjës sezonalë

Fluturimet ajrore përcaktohen në bazë të rregullave të kompanive

Luela Hajdarhaga theksoi rëndësinë e formularit PLF, pa të cilin nuk mund të udhëtohet në shtetin grek.

“Të gjithë udhëtarët duhet të kenë formularin PLF i cili gjendet në travel.gov.gr, ky formular është shumë i rëndësishëm dhe askush nuk mund të udhëtojë në shtetin grek pa u pajisur me një të tillë”, u shpreh ambasadorja.

Liberale Newsroom

Poll
SHQIPENGLISH