Aktualitet

Ambasadori britanik uron Ramën për fitoren: Përgëzojmë PD-në për...

Shkruar nga Liberale
Ambasadori britanik uron Ramën për fitoren: Përgëzojmë

Ambasadori i Britanisë së Madhe në Tiranë, Duncan Norman, reagon për zgjedhjet parlamentare të 25 prillit në Shqipër.

Përmes një mesazhi në “Twitter”, kryediplomati britanik uron kryeministrin Edi Rama për fitoren, ndërsa përgëzon fushatën e mbështetur në programe të zhvilluar nga PD.

“Mbretëria e Bashkuar ka mbështetur dhe ka ndjekur nga afër përgatitjen dhe organizmin e zgjedhjeve të 25 prillit. Pamë me kënaqësi zbatimin e legjislacionit zgjedhor dhe pjesëmarrjen e gjerë të qytetarëve në votim”, shprehet në mesazhin e tij Norman, duke shtuar se institucionet shqiptare duhet të hetojnë të gjitha parregullsitë e pretenduar në lidhje me procesin.

Reagimi i ambasadorit Norman:

Urime Kryeministrit Edi Rama dhe Partisë Socialiste për rezultatin në zgjedhjet parlamentare, si dhe qytetarëve për pjesëmarrjen e tyre, pavarësisht kufizimeve të COVID19.

Theksojmë gjithashtu fushatën e mbështetur në programe që zhvilloi Partia Demokratike si dhe rritjen e shënuar në rezultat.

Mbretëria e Bashkuar ka mbështetur dhe ka ndjekur nga afër përgatitjen dhe organizmin e zgjedhjeve të 25 prillit. Pamë me kënaqësi zbatimin e legjislacionit zgjedhor dhe pjesëmarrjen e gjerë të qytetarëve në votim.

Inkurajojmë gjithashtu institucionet shqiptare të hetojnë të gjitha parregullsitë e pretenduara në lidhje me procesin.

Liberale Newsroom

Poll
SHQIPENGLISH