
Alvin Berisha është bërë kryetitull prej disa ditësh në mediat shqiptare. Historia e tij i ka prekur të gjithë.
Prej pak ditësh qarkullon lajmi se kampi i Al Hola ku ndodhej vogëlushi është marrë nën kontroll nga ISIS.
Ndërkohë sot Report Tv njofton se "Gjysmë Hëna Siriane" në bashkëpunim me "Kryqin e Kuq Ndërkombëtar" e kanë shpëtuar 11-vjeçarin, i cili po transferohet në një vend të sigurt.
Sipas po të njëjtave burime shumë shpejtë Alvini do bashkohet me babanë në Itali. Në operacionin e shëptimit kanë marrë pjesë edhe autoritetet italiane e shqiptare./Gazeta Liberale