Aktualitet

Enkelejd Alibeaj: A do të rikthehet Basha? Pas ndarjes përfundimtare me Berishën, në vitin 2025 ne do të jemi forca qeverisëse

Shkruar nga Liberale
Enkelejd Alibeaj: A do të rikthehet Basha? Pas ndarjes përfundimtare

Kryetari i komanduar i PD Enkelejd Alibeaj thotë se ndarja përfundimtare me Sali Berishën ndodhi kur ky i fundit bëri koalicion me Partinë e Lirisë të Ilir Metës, koalicion që sot është në zgjedhje dhe quhet “Bashkë Fitojmë”.

I ftuar në studion e emisionit Opinion në Tv Klan, Enkelejd Alibeaj thekson se rrugët me Berishën u ndanë kur, siç shprehet, “u strehua në një parti të majtë”. Ai foli për fondet e KQZ-së, shanset ku PD mund të fitojë më 14 maj, rikthimi i Bashës dhe e ardhmja e Partisë Demokratike në zgjedhjet e vitit 2025.

Enkelejd Alibeaj: Momenti politik i cili bëri ndarjen finale nuk ishte 8 Janari edhe pse i shëmtuar ishte, nuk ishte 30 Prilli, nuk ishte Tetori i vitit të kaluar kur dolëm, ishte momenti kur Sali Berisha mori dhe shkoi e u strehua tek një parti e majtë, Ilir Meta. Aty ndahen rrugët përfundimisht. Ajo që do ndodhë jo nga unë, por nga gjithë kolegët e mi është që ne ndërtojmë një PD të rinovuar në koncept, në ideologji dhe në mënyrën e funksionimit. Kjo periudhë e zgjedhjeve dhe ajo që do të vijë më pas e kërkon e ka të nevojshme një tur sqarimi me të gjithë demokratët, edhe falenderimi madje sepse për qëndresën e madhe që ata kanë bërë, ndoshta edhe ndjese nga ana jonë që për 1 vit e ca ndoshta u dukëm paksa të tërhequr, por të thashë arsyen se përse.

Blendi Fevziu: A keni ndonjë zonë që mendoni se mund të fitoni ju këto 30 zona ku jeni?

Enkelejd Alibeaj: Po, 3: Mallakastër, Dimal dhe Finiq.

Blendi Fevziu: PD që ka drejtuar vendin përfundon në 3 komuna…

Enkelejd Alibeaj: E di ku përfundoi para një viti e gjysëm ajo partia ku ke qenë ti apo jo? U kthye në një “detashment”, ku Sali Berisha donte të kthente tytat e bunkierëve si në atë kohë, t’i kthente SHBA. Ajo ishte për të qarë. Ajo ishte lëngatë.

Blendi Fevziu: Jo, unë kujtoj një gjë tjetër dhe më tmerrshme, kujtoj që selia e PD-së u blindua me fletë çeliku që është një gjë e paimagjinueshme.

Enkelejd Alibeaj: Ne kemi 1 vit e ca që ju kemi bërë thirrje, ju kemi shtrirë dorën. Ja bëra Igli Carës, Bardh Spahisë, Këlliçit, po e po. Ju kemi bërë thirrje që të vijnë dhe të kandiojnë në logon e PD-së, të partisë tuaj mo. Siç duket ata e panë më të arsyeshme. Shumë nga ata kanë dashur të vijnë të kandidojnë tek PD-ja, por nuk i ka lënë Sali Berisha, shumë nga demokratët. Të gjithë kanë dashur, hiq ata të LSI-së dhe të PDIU-së. Kanë dashur që të votojnë dhe të kandidojnë nën logon e PD-së, nuk i ka lënë. Sot, ajo se çfarë është detyrimi ynë është që mbështetësve tanë të ju themi që, po do të votojmë kandidatë e PD-së, aty ku kemi vetëm këshilla bashkiakë, do të votojmë vetëm këshilla bashkiakë.

Blendi Fevziu: Ju keni marrë 1 milion Euro për zgjedhjet lokale. Pse nuk ja jepni kandidatëve të cilët janë në ato zona ku ju nuk keni kandidatë?

Enkelejd Alibeaj: Që ta bëj të qartë, sot që flasim, tani që flasim, zero lekë kanë ardhur nga buxheti i shtetit. Zero lekë.

Blendi Fevziu: KQZ ka vendosur në dispozicionin tuaj 1 milion Euro?

Enkelejd Alibeaj: Ajo KQZ që ti thua e cila do duhej që t’i kishte bërë këto para në funksion dhe në zbatim të ligjit, do duhej t’i kishte bërë disponibël për secilën parti, por ne jemi ata të cilët nuk kemi asnjë lloj financimi se të tjerët dinë…Të tjerët e kanë zgjidhur hallin. Se Rama përdor buxhetin e shtetit, ky tjetri bën parada të mëdha në stadium apo dhe kudo tjetër po nuk dihet se nga i gjen paratë.

Baton Haxhiu: Çfarë përfaqësoni ju?

Enkelejd Alibeaj: Unë përfaqësoj PD-në e cila ka bërë një betejë të madhe për të ruajtur euroatlantizmin e PD-së dhe përfaqësoj PD-në që e ka të nevojshme që të rikrijojë atë që është e djathta.

Baton Haxhiu: Politikisht ju jeni, por juridikisht nuk përfaqësoni asgjë. Rezistenca është heshtje.

Enkelejd Alibeaj: Është aksioni më i madh politik ka ndodhur në PD. Do të jetë kjo rrezja që do të prekë Shqipërinë. Nuk është 14 Maji sprova e kësaj lëvizje të re. 2025 është një nga etapat që do të jemi forca që do të jetë qeverisëse në 2025-ën. Në 2025-ën, shqiptarët duan që të mos kenë më dinozaurë, të mos vazhdojnë në atë që kanë vazhduar deri tani sepse këtu është demokraci e deformuar

Blendi Fevziu: A po luani ju një rol për momentin për një rikthim të mundshëm të Lulzim Bashës pas zgjedhjeve?

Enkelejd Alibeaj: Profilin tim politik e kam që i qëndroj vlerave dhe parimeve dhe s’jam kurrë dhe s’bëhem asnjëherë me sjelljet…

Blendi Fevziu: Nëse Basha do kthehet, do e pranonit politikisht?

Enkelejd Alibeaj: Nuk është ai diskutimi. Pyetja që bën ti është e pavend për një arsye fare të thjeshtë. Ajo që unë besoj, imagjinoj, është interes i PD, nuk është diskutimi se kush do të jetë kryetari. Do duhet të largohemi nga idea kryetari i partisë…

Blendi Fevziu: Nuk është kështu…

Enkelejd Alibeaj: Për ty jo, për mua është kështu.

Blendi Fevziu: Për një njeri që ka humbur dy palë zgjedhje, që mund të përdori dikë tjetër, në këtë rast ju, për të ardhur prapë në pushtet, kjo nuk është një gjë që s’duhet të merremi.

Enkelejd Alibeaj: Nuk është diskutimi se kush do jetë kryetari i partisë, ky është një diskutim fare banal për mua. Ajo çfarë besoj se unë se do duhet të jetë PD, duhet të jetë e rinovuar në koncept, frymëzim, në ideologji, në pozicionin e vetë politik. Që do të thotë të jetë një parti shumë herë më e madhe se kryetari ku kryetari të mos ketë asnjë lloj vlere relevante dhe të përcaktojë fatin e saj.

Blendi Fevziu: Ju po thoni që dhe nëse humbni, ju do vazhdoni?

Enkelejd Alibeaj: Do vazhdojë PD. E di pse? Sepse nuk mund të rrijë spektri politik shqiptar pa një formacion të djathtë. Sepse nuk mund të shndërrohet PD në një lëvizje anti-amerikane. S’mund të jetë një parti që të mos mbrojë ato që janë baza e vetë.

Deri në datën 3 Mars ne ishim në ato tratativat tona për të dalë me 61 kandidatë duke u bërë thirrje edhe kandidatëve të Primares me një kusht t vogël, për të dalë nën logon e PD. Dhe besoj që kjo është lëvizje e matur dhe e pjekur politike. Kur u bë ndarja e madhe, e bëri Sali berisha që shkoi te Ilir Meta, bëmë këtë gjë, një zgjedhje anormale në një situatë anormale, e shpërndamë përgjegjësinë. Ne nxorrëm përfaqësuesin tonë në Tiranë dhe aty është mundësia e mirë. Unë e pranoj që nuk i nxorrën dot në të gjitha për këto arsye, jo që nuk i kishim, sepse ishte një gjest që e shpërndamë përgjegjësinë.

Liberale Newsroom

Poll
SHQIPENGLISH