Kryeministri Albin Kurti ka deklaruar se qëndrimi i SHBA dhe BE ndaj Kosovës ka qenë i njëanshëm.
Në një intervistë të dhënë për “Associated Press”, kreu i qeverisë së Kosovës u shpreh se nëse me një autokrat si Vuçiçi sillesh mirë, kjo nuk e bën atë të ndryshojë sjellje e të përmirësohet, përkundrazi.
“Të dërguarit e SHBA-së dhe BE-së për bisedimet Kosovë-Serbi vijnë tek ne me kërkesa, me kërkesat e palës tjetër”, shtoi ai për Miroslav Lajçak dhe Gabriel Escobar.
Ai është shprehur se, "fuqitë perëndimore nuk duhet të kënaqin Beogradin, problemin rrënjësor të dhunës në Ballkanin Perëndimor”.
Tensionet në veriun e banuar me shumicë serbe nisën më 26 maj, pasi kryetarët e rinj, nën asistimin e Policisë së Kosovës, u futën në ndërtesat komunale.
Qytetarët serbë në Zveçan, Leposaviq dhe Zubin Potok edhe më 29 maj, protestuan për të kundërshtuar hyrjen e kryetarëve të rinj shqiptarë në ndërtesat komunale. Revolta e tyre u shndërrua në përleshje të dhunshme me pjesëtarë të misionit të NATO-sd dhe KFOR-it.