Aktualitet

"Aktualisht s’ka shqiptarë të lënduar", mesazhi i ambasadës shqiptare në Ankara

Shkruar nga Liberale
"Aktualisht s’ka shqiptarë të lënduar", mesazhi i

Ambasada shqiptare në Turqi thotë se deri tani nuk ka dëmtime për shqiptarë të prekur nga tërmeti.

“Ndërkohë, bazuar në komunikimin me Ambasadën e RSH në Turqi (që prej orëve të para të mëngjesit e deri tani) nuk ka informacion për shqiptarë të lënduar ose që mund të kenë humbur jetën”, thuhet nga ministria.

Po ashtu ministrja për Evropën dhe Punët e Jashtme të Shqipërisë, Olta Xhaçka ka shprehur ngushëllimet për jetët e humbura në Turqi dhe Siri si pasojë e tërmetit shkatërrues.

Ajo theksoi se lutje e shqiptarëve janë për popullin turk e serian dhe se vendi ynë do t’i qëndrojë në krah autoriteteve turke në këtë situatë të vështirë.

“Zemrat dhe lutjet tona shkojnë për viktimat e tërmetit tragjik që goditi Turqinë dhe Sirinë sot duke shkaktuar qindra viktima. Në këtë orë të vështirë, ne jemi gati të ndihmojmë Turqinë në çdo mënyrë që mundemi”, shkruan ajo.

 

Liberale Newsroom

Poll
SHQIPENGLISH