Dy mikeshat e ngushta, Adriana Matoshi dhe Arjola Demiri kanë zgjedhur Egjiptin si destinacionin e tyre për të shijuar së fundmi disa ditë pushimesh së bashku.
Ato kanë ndarë shumë momente të këndshme duke mos kursyer dhe fotot provokative.
Arjola ka publikuar një video në InstaStory, ku shfaqej duke kërcyer para pasqyrës në bikini, nën ritmet e këngës “Girl on fire” të Alicia Keys. Më pas, para pasqyrës del dhe deputetja kosovare Matoshi, e cila gjithashtu ka treguar me krenari linjat trupore.