Showbiz

Aktori Keanu Reeves dhuron 70% të fitimeve për kërkimin shkencor ndaj kancerit

Shkruar nga Liberale
Aktori Keanu Reeves dhuron 70% të fitimeve për kërkimin shkencor

Keanu Reeves ka treguar edhe një herë tjetër bujarinë e tij pa kufi. Aktori i famshëm ka dhuruar 70% të fitimeve të tij nga filmi “Matrix” (më shumë se 20 milionë euro) për kërkimet shkencore për kancerin.

Ky gjest ka lidhje me motrën e tij 55-vjeçare, e cila në vitin 1999 u diagnostikua me leucemi, sëmundje që e kaloi pas 10 vitesh, edhe falë mbështetjes financiare të vëllait të saj aktor.

Në atë kohë, Reeves shiti shtëpinë e tij në Kaliforni për 5 milionë dollarë, për të përballuar shpenzimet e mëdha të trajtimit të leucemisë.

Ndërsa sot, aktori protagonist i sagës “Matrix” vazhdon të mbështesë ekonomikisht të gjithë personat që vuajnë nga format e ndryshme të kancerit.

Liberale Newsroom

A duhet të mbajë Berisha, si kryetari i opozitës, përgjegjësinë kryesore për humbjen në zgjedhjet parlamentare të 15 majit 2025?

  • Po!
  • Jo!
Powered by the Tomorrow.io Weather API
SHQIPENGLISH