Policia e Shkodrës ka zhvilluar një aksion të gjerë në orët e mbrëmjes deri në mëngjes.
Janë zhvilluar kontrolle në disa lokale dhe mjedise të ndryshme teksa janë konstatuar lojëra fati të paligjshme, baste sportive të paligjshme.
Po ashtu, janë gjetur edhe lëndë narkotike e dyshuar si kanabis dhe kokainë por në doza të vogla.
Dyshohet për 5 të arrestuar nga policia ndërsa numri i të shoqëruarve ka qenë rreth 20 persona.