Aktualitet

Aksidentet/ Policia bën namin me gjoba dhe heqje patentash

Shkruar nga Liberale
Aksidentet/ Policia bën namin me gjoba dhe heqje patentash

Aksidentet e fundit kanë vënë në lëvizje Policinë Rrugore e cila po kontrollon akset rrugore për shkelje të rregullave të qarkullimit nga ana e shoferëve. Gjatë 24 orëve të fundit, në akset rrugore nacionale dhe në qendrat urbane, si rezultat i përdorimit të radarëve janë evidentuar dhe ndëshkuar shumë drejtues mjetesh që qarkullonin me shpejtësi që varionte nga 111 km/orë në qendrat e banuara dhe deri në 180 km/orë në aksin rrugor Levan –Vlorë.

Gjatë 24 orëve të fundit janë arrestuar në flagrancë 15 drejtues mjetesh, nga të cilët 8 për drejtim mjeti në gjendje të dehur dhe 7 për drejtim mjeti të papajisur me leje drejtimi.

Janë pezulluar gjithsej 67 leje drejtimi, nga të cilat 39 për drejtim mjeti me shpejtësi tej normave të lejuara dhe 28 për drejtim mjeti nën efektin e alkoolit apo në gjendje të dehur.

Gjithashtu janë ndëshkuar me gjobë 2881 drejtues mjetesh, për shkelje të Kodit Rrugor që përbëjnë rrezik potencial për përfshirje në ngjarje rrugore, konkretisht për parakalime të gabuara, shpejtësi mbi normat e lejuara, përdorim të celularit gjatë drejtimit të mjetit, mosrespektim të semaforit, mospërdorim të kaskës mbrojtëse dhe mosvendosje të rripit të sigurimit, si dhe për mosrregullim shpejtësie dhe manovra të rrezikshme në rrugë.

Liberale Newsroom

Poll
SHQIPENGLISH