Aktualitet

Aksident tragjik në Roskovec, humb jetën drejtuesi i motorit

Shkruar nga Liberale
Aksident tragjik në Roskovec, humb jetën drejtuesi i motorit

Një aksident i rëndë ka ndodhur në Roskovec, ku si pasojë ka humbur jetën një 80 vjeçar.

Mësohet se një makinë është përplasur me një motor dhe për pasojë ka humbur jetën drejtuesi i motori.

“Sot, rreth orës 09:30, në Kurjan, Roskovec, shtetasi I. M., 56 vjeç, banues në Vlosh, duke drejtuar automjetin tip “Autobus”, është përplasur me motomjetin me drejtues shtetasin I. C., 80 vjeç, banues në Roskovec, i cili ka ndërruar jetë”, njofton policia.

Mësohet se, nga pasagjerët në autobus, nuk ka të lënduar.

“Shtetasi I. M. është shoqëruar në Komisariat dhe po kryhen veprimet procedurale. Grupi hetimor po punon për zbardhjen e rrethanave të aksidentit”, përfundon njoftimi. /Liberale.al

Liberale Newsroom

A është opozita më e besueshme sesa qeveria në betejën më të fundit për prishjen e ndërtimeve pa leje dhe lirimin e hapësirave publike?

  • Po!
  • Jo!
Powered by the Tomorrow.io Weather API
SHQIPENGLISH