Aktualitet

Aksident në Sarandë, 14 vjeçari niset urgjentisht drejt Traumës

Shkruar nga Liberale
Aksident në Sarandë, 14 vjeçari niset urgjentisht drejt

Një aksident është regjistruar sot në rrugën nacionale Sarandë-Ksamil, ku për pasojë një person ka mbetur i plagosur.

Ngjarja ndodhi në Berdenesh. Mësohet se një mjet ‘Benz’ ka dalë nga rruga dhe ka rënë në një kanal jashtë rruge.

Për rrjedhojë është plagosur Renato Pali, 14 vjeç, banor i Ksamilit. 14-vjeçari mësohet se ka marrë fraktura në kokë dhe për mjekim më të specializuar është transportuar me helikopter drejt spitalit të Traumës në Tiranë.

Liberale Newsroom

Poll
SHQIPENGLISH