Një aksident i rëndë ka ndodhur pak më parë në aksin rrugor Elbasan-Librazhd.
Si pasojë e përplasjes së dy mjeteve pranë fshatit Xibrakë ka humbur jetën një person. Po ashtu të plagosur rëndë kanë mbetur edhe dy persona të tjerë.
Për nxjerrjen e trupave nga mjetet është dashur ndërhyrja e zjarrfikëses. Po ashtu në vendin e ngjarjes kanë mbërritur edhe grupet e hetimit që janë duke punuar për zbardhjen e plotë të rrethanave të aksidentit.