Një aksident i rëndë ka ndodhur në Prishtinë, ku janë përplasur tre automjete dhe një autobus. i.
Ai tha se në këtë aksident përveç dëmeve materiale edhe një person është lënduar.
Njoftimi i policisë:
“Rreth orës 08:15, është pranuar informata për një aksident trafiku rrugor të ndodhur në lagjen Veterniku, të komunës së Prishtinës.
Nga informatat e para bëhet e ditur se tri vetura dhe një autobus janë përfshirë në aksident dhe si pasojë e aksidentit përveç dëmeve materiale një person ka pësuar lëndime”.
Ai tha gjithashtu se policia ka dalë në vendin e ngjarjes dhe ka nisur punën për hetimin e shkaqeve të këtij aksidenti.