Një aksident i rëndë ka përfunduar me vdekje pasditen e sotme në Lezhë.
Mësohet se një automjet që drejtohej nga një i mitur ka përplasur një motoçikletë që drejtohej nga një 60-vjeçar ende i paidentifikuar.
Për pasojë, ka humbur jetën 60-vjeçari ndërsa policia ka nisur hetimet.
Ngjarja ka ndodhur në rrugën dytësore që lidh Lezhën me Rrilën, në vendin e quajtur e Ishull Lezhë.