Dy turistë francezë raportohet se mbetën të plagosur.
Aksidenti ndodhi këtë të diel në fshatin Xibër Hane të Klosit.
Mjeti i turistëve mësohet se përfundoi rreth 100 metra poshtë në greminë. Ishin banorët e zonës të cilët u shkuan fillimisht në ndihmë, ndërsa njoftuan edhe policinë.
Ndërkohë në vendin e ngjarjes autoritetet vijojnë punën për zbardhjen e rrethanave të këtij aksidenti.