Aktualitet

Aksident i rëndë në Itali, humb jetën 67-vjeçarja shqiptare

Shkruar nga Liberale
Aksident i rëndë në Itali, humb jetën 67-vjeçarja

Një grua shqiptare humbi tragjikisht jetën në Itali, si pasojë e një aksidenti automobilistik. Ngjarja ndodhi mbrëmjen e së enjtes në Santa Croce Camerina të Siçilisë.

Sipas mediave italiane, viktima është Vilajete Sharka, 67-vjeçe. Ajo udhëtonte me një makinë Toyota Yaris, kur mjeti u përplas me një Fiat 500L.

Nga ngjarja mbetën të plagosur edhe 3 persona të tjerë. Rrethanat e këtij aksidenti momentalisht nuk janë të qarta, ndërsa autoritetet kanë nisur punën për zbardhjen e tij.

 

 

Liberale Newsroom

Poll
SHQIPENGLISH