Një aksident i rëndë ka ndodhur në aksin Berat-Dimal ku një person ka humbur kontrollin e makinës dhe ka përfunduar në një kanal në fshatin Moravë.
Nga aksidenti raportohet se kanë ngelur të lënduar shoferi i mjetit si dhe pasagjeri, përkatësisht Fabjan Xhaferri dhe Aleks Prifti.
Të aksidentuarit janë transportuar në spital për të marrë ndihmë mjekësore.
Ndërkohë në vendngjarje ka shkuar policia së bashku me grupin hetimor për të bërë të mundur zbardhjen e ngjarjes.