Aktualitet

Ahmetaj: Besoj do të ketë turizëm këtë verë, duhet kujdes, jo frikë!

Shkruar nga Liberale
Ahmetaj: Besoj do të ketë turizëm këtë verë, duhet

Ministri i Rindërtimit, Arben Ahmetaj i ftuar në emisionin “Real Story” në News 24 deklaroi se besonte që këtë vit në Shqipëri do të ketë turizëm detar.

“Ne do kemi besoj turizëm këtë verë dhe duhet të jemi të kujdesshëm, por jo të frikësuar. Të hapemi me Kosovën dhe Maqedoninë e Veriut. Turizmi nuk është numra këtë verë, se sa do vijnë por e shoh te relaksimi psikologjik që duhet të ketë terreni ekonomik.

Unë besoj që tani duhet të kalojmë drejt një plani të rimëkëmbjes së ekonomisë, që ka dy shtylla, reformimin në shumë sektorë dhe projekte në infrastrukturë dhe energji. Publiku ta dijë se kryeministri ka nisur hartimin e një plani të rimëkëmbjes ekonomike”, tha Ahmetaj. /Gazeta Liberale

Liberale Newsroom

Poll
SHQIPENGLISH