Komisioni Qendror i Zgjedhjeve kërkon të gjobiten disa zyrtarë pasi dyshohet se kanë përdorur burime publike për fushatën elektorale të 14 majit.
KQZ ka kërkuar që të gjobiten 20 kryetarë Bashkie, 5 sekteratë të Përgjithshëm dhe dy drejtorë shkollash.
Për kryetarët e bashkieve ndaj të cilëve është kërkuar gjobë
- Armando Subashi, kryetar për bashkinë Fier
-Gledian Llatja, kryetar për bashkinë Elbasan
-Klodian Taçe, kryetar për bashkinë Gramsh
-Arif Tafani, kryetar për bashkinë Belsh
-Lefter Alla, kryetar për bashkinë Bulqizë;
-Andis Salla, kryetar për bashkinë Cërrik;
-Redjan Krali, kryetar për bashkinë Kavajë;
-Klement Ndoni, kryetar për bashkinë Këlcyrë;
-Erion Isai, kryetar për bashkinë Kolonjë;
-Shuaip Beqiri, kryetar për bashkinë Konispol;
-Safet Gjici, kryetar për bashkinë Kukës;
-Kastriot Gurra, kryetar për bashkinë Librazhd;
-Majlinda Bufi, kryetar për bashkinë Roskovec
-Elton Arbana, kryetar për bashkinë Shijak
-Eriselda Sefa, kryetar për bashkinë Lushnje;
-Qerim Ismailaj, kryetar për bashkinë Mallakastër
-Nuri Belba, kryetar për bashkinë Prrenjas
-Pali Kolefski, kryetar për bashkinë Pustec
-Blerim Shera kryetar për Bashkinë e Vorës
“Pranë Komisionit Qendror të Zgjedhjeve është paraqitur denoncimi me nr. 335 ID, nëpërmjet shkresës së datës 17.04.2023, administruar me tonën me nr. 3964 prot., datë 19.4.2023, me denoncues Qendra “Qëndresa Qytetare”. Pala denoncuese pretendon se ka patur përdorim të burimeve publike.
Komisioneri Shtetëror i Zgjedhjeve, pasi shqyrtoi paraprakisht çështjen, vlerëson se informacioni apo të dhënat e treguara krijojnë një bazë të mjaftueshme për të nisur hetimin administrativ. Referuar nenit 7, të ligjit nr. 10279, datë 20.05.2010, “Për kundravajtjet administrative”, kompetenca për konstatimin e kundërvajtjes, me përjashtim të rasteve kur ligji parashikon ndryshe, i takon organit administrativ, përgjegjës për zbatimin e ligjit të posaçëm, titullarit të organit administrativ, që merret me zbatimin e ligjit, në rastet kur ligji nuk shprehet për kompetencën për shqyrtimin e kundërvajtjes dhe nxjerrjen e vendimit përkatës”, thuhet në letrën e KQZ.