Showbiz

"A kanë Zot këto", Megi Pojani skandalizoi sot shqiptarët me videon e saj tallëse nga varrezat

Shkruar nga Liberale
"A kanë Zot këto", Megi Pojani skandalizoi sot

Në rrjetet sociale dhe media të ndryshme po qarkullon një video e cilësuar si skandaloze e Megi Pojanit. Kush është Megi mund të pyesë shumëkush? Është një vajzë e cila u bë e njohur në Instagram, pasi luajti edhe te seriali i Delina Buzit, "Hostel Anabel". Më pas ajo mori pjesë në "Dance with Stars", ku shkoi deri në finale, dhe së fundi drejton emisionin "Fan Club", mbi prapaskenat e Big Brother Vip.

Shpesh përfundon në rrjetet sociale me veprimet e saj të ekzagjeruara në Instagram, ku shfaqet pa filtra dhe pa kritere etike.

Së bashku me motrën e saj, Marsi Pojani kanë shkuar në varreza dhe kjo e fundit ka shpërndarë një Instastory ku pastrojnë me ujë një varr, që siç shprehen është i stërgjyses së tyre. Megi shfaqet duke qeshur dhe duke kërcyer, ndërsa më tej shprehet: “Ka lindur më 1900, po ku e di ajo ça është instagrami. Stërmbesa e saj it’s f*cking famous".

https://youtu.be/FIl5FEOBrR4

Në lidhje me këtë video ka reaguar edhe Brisida Gjikondi, një aktiviste e ndjeshme ndaj problemeve të ndryshme të shoqërisë.

"Tmerr, është cakitur fundi.

E dhimbshme ta fillosh javen dhe ditën kështu..

Po nuk mund të rrish indiferente kur preken edhe varrezat nga degradimi moral dhe shpirtëror i idhujve të rremë të rinisë shqiptarë.

A kanë shpirt këto qënie, a kanë Zot?!

A e dine këto çfarë janë varrezat?

Çfarë është të kesh nënën babën, të parët e tu aty?!

A e dine ato qe varreza eshte nje vend i shenjte ku heshtja, lotët, reflektimi, kujtimet, brengat, drita e qirinjve, lulet ... bëjnë ligjin.

Si nuk kanë frikë e droje nga llahtaret që bëjnë.

Idhujt e rremë të rinisë shqiptare kanë humbur shpirtin dhe rrugën, e liga, materialja dhe pashpirtësia sundon në to..

Do ish mirë që ndërhyrjet t'i bënin në mendje dhe shpirt jo në fytyrë... shqiptari .. varret i ka të shenjta...", shkruan Gjikondi.

Përtej faktit që varrezat janë një vend që duhen respektuar dhe kjo është aksiomë, çështja në këtë rast ha edhe diskutim. E para sepse videoja është postuar në profilin e motrës së Megi Pojanit e cila nuk është figurë publike. E dyta, një fije vlerësimi duhet të ekzitojë për këto vajzat, që paskan marrë mundimin të shkojnë në varreza e të pastrojnë, pasi ndoshta shumë prej atyre që gjykojnë as nuk e dinë ku i kanë të afërmit dhe as iu bie mendja t'i viziotjnë.

Dhe së fundi, ata që e kanë idhull Megi Pojanin e dinë natyrën e saj, nuk është se e ngatërrojnë me ndonjë prefesoreshë Harvardi. Nuk mund të presin ndonjë Megi ndryshe, thjesht të zgjedhin nëse duan të ndjekin apo jo në Instagram./Liberale.al

Liberale Newsroom

Bashkia e Tiranës mbi 3 muaj pa kryetar! A duhet të shpallë qeveria zgjedhje të reja për kryeqytetin?

  • Po!
  • Jo!
SHQIPENGLISH