Showbiz

A ka Zhaklina tërheqje sek*uale ndaj tij? Kristi: Mund të ketë, por unë dua një më të re se ajo

Shkruar nga Liberale
A ka Zhaklina tërheqje sek*uale ndaj tij? Kristi: Mund të ketë,

Moderatorja e Big Brother Vip Zhaklina Lektari ka qenë një mbështetje e fortë e Kristi Aliajt dhe shpesh gjatë debateve në prime-t ajo e ka mbështetur dhe e ka komplimentuar për lojën e tij. Pavarësisht se ai nuk e fitoi dhe doli në vend të dytë përballë Luiz Ejllit, Kristi thotë se është befasuar nga impakti që ka krijuar jashtë dhe nuk e priste që të kishte fansa.

Duke parë dinamikat brenda shtëpisë dhe kalimin e disa sfidave, ai thotë se pati disa momente që mendoi se mund të ishte ai fituesi i këtij edicioni.

"Të them të vërtetën ishte një moment që po e mendoja, pashë që mua në fakt po më shkonin gjërat shumë mirë, kalova shumë sfida personale, familjare, për lojën, romantike, po erdhi një moment që thashë po edhe mundem ta fitoj", u shpreh ai.

I pyetur nëse pati ndonjë moment që do të kalonte në dhunë fizike, Kristi tha se e kishte potencialin fizik, por u përmbajt në disa raste.

Për Luizin nuk ka asnjë kritikë, pasi të gjithë i ka thënë brenda shtëpisë. Ndërsa për miqtë që ka krijuar, ai ka veçar Dean, dhe sigurisht edhe Zhaklinën, ndërsa për të tjerët shprehet skeptik.

"Deri tani në muhabete, në komunikim ka qenë Dea. Me Dean jam akoma duke folur. Edhe me Zhaklinën kam muhabet shumë të mirë. Me shumicën nuk besoj të kem shoqëri".

Por a mund të ketë më shumë se shoqëri me Zhaklinën dhe a ka ajo tërheqje seksuale? "Seksuale mund të ketë tërheqje Zhaklina, s’është problem. Unë nuk besoj që kam. Do doja një më të re për atë pjesë", ka thënë Krsiti.

 

Liberale Newsroom

Poll
SHQIPENGLISH