Aktualitet

A do të hapen negociatat këtë vit? Flet Ambasadori gjerman

Shkruar nga Liberale
A do të hapen negociatat këtë vit? Flet Ambasadori gjerman

Pas përfundimit të takimit me kryebashkiakun e Korçës, ambasadori gjerman, Peter Zingraf, u pyet lidhur me integrimin, nëse do të hapen apo jo negociatat për Shqipërinë këtë vit.

“Është pyetje 1 milion dollarshe, ne donim, do të punojmë me partnere dhe ende shpresojme që do të jete ajo dritarja e mundësisë, ne e kemi të nevojshme, ne duam t’i respektojmë premtimet tona si Bashkim Europian, por nuk varet nga ne, dhe po ne duam të shkojmë atje dhe të bëjmë gjithçka që mundemi me partneret.”

Më tej, diplomati u ndal edhe te reforma në drejtësi, në kuadër të 5-vjetorit të saj, për të cilën tha se ka dhënë rezultatet e para në luftën kundër korrupsionit.

“Ne e kemi parë që reforma ka efektet e saj dhe ka nevojë për kohë që të ecë përpara; reforma kërkon të gjithë mbeshtetjen, qasjet pragamaike dhe praktike mund të ndihmojnë instiucionet që të vendosin të çojnë përpara arkitekturen e re të reformës, dhe ka nevojë të vazhdojë të ecë përpara.”

Liberale Newsroom

Poll
SHQIPENGLISH