Presidenti Ilir Meta ka folur për Kukësi në lidhje me negociatat e Shqipërisë me BE. Meta ka thënë se asgjë nuk përfunduar dhe duhet reflektim.
I pyetur nga gazetarët, nëse do dekorojë Ramën nëse hapen negociatat, Meta ka thënë se është në Kukës për të dekoruar Radio “Kukësin”.
Biseda me gazetarët
Pyetje: Mirë se erdhët për 60-vjetorin e Kukësit, por do t’ju pyesim për negociatat?
Presidenti Meta: Kam ardhur për 60-vjetorin e Radio ‘Kukësit’. Për negociatat nuk mund të flitet sot. Asgjë nuk ka përfunduar. Shpresojmë të ketë reflektim. E kam thënë edhe më përpara: Ato vendet që janë skeptike të ndjekin shembullin e Bundestagut të Gjermanisë.
Pyetje: Do ta dekoroni kryeministrin zoti President, nëse do të çelen negociatat, meqë e keni deklaruar?
Presidenti Meta: Sot jemi këtu për të dekoruar Radio “Kukësin”, me Titullin e lartë “Kalorës i Urdhrit të Flamurit”, sepse e ka merituar plotësisht dhe e ka përmbushur misionin fisnik sidomos në drejtim të mbrojtjes së të drejtave të shqiptarëve në ish-Jugosllavi, duke pasur kontribute për ato arritje që ka sot Kosova dhe shqiptarët në Maqedoninë e Veriut.
Pyetje: Nëse nuk çelen sot negociatat zoti President? Duket se ka dështim?
Presidenti Meta: Po të mos humbasim shpresën... Sot këtu në Kukës...
Pyetje: E ka fajin qeveria apo Franca?
Presidenti Meta: Sot në Kukës kemi një gëzim dhe ta çojmë gëzimin deri në fund!