Kreu i Grupit Parlamentar të PS-së, Taulant Balla tha sot se çdo ditë është e humbur dhe se ligji zgjedhor duhet të kishte hyrë në fuqi.
“Ajo që ju në darkë keni komunikuar nga letra e z. Buquicchio, ajo që ju thashë dje në drekë, ne do ta dëgjojmë Venecian, por Venecia ka refuzuar kërkesën e Presidentit për një opinion urgjent, e ka futur në procedurë normale. Kryeministri dhe kreu i PS tha dje se ne mbetemi gjithmonë të hapur por duke përllogaritur që çdo ditë është e humbur, ligji zgjedhor duhet të kishte hyrë në fuqi, presidenti mori kohë rreth 1 muaj, sapo Venecia të ketë miratuar një opinion, në rast se ne do të votonim dekretin e presidentit pro, do të bëhej e pamundur të adresonim dhe opinionin Venecias, nëse Meta do kishte qenë këtu do na kishte dhënë të drejtë”, deklaroi Balla. /Gazeta Liberale