Një plagosje me thikë ka ndodhur mbrëmjen e së hënës në Fushë-Mamurras.
Policia sqaroi se shtetasi me iniciale T. T., përfundoi në spital. Mësohet se ai ka thënë para efektivëve se nuk e ishte kuptuar se kush e kishte qëlluar me thikë për shkak të errësirës. Por ende nuk dihet nëse 35-vjeçari po fsheh ngjarjen apo jo.
Grupi hetimor, në drejtimin e Prokurorisë, po punon për zbardhjen e plotë të rrethanave të këtij rasti, identifikimin dhe kapjen e autorit.