Përfshihet nga flakët një qendër tregtare në Lushnje. Burime për mediet bëjnë me dije se ngjarja ka ndodhur mesditën e sotme brenda ambienteve të qendrës "Metropol" dhe se në momentin e rënies së zjarrit në godinë ka patur njerëz.
Ambulanca dhe forcat zjarrfikëse kanë shkuar menjëherë në vendngjarje, ku po bëjnë të mundur nxjerrjen e personelit dhe klientëve. Ndërkohë raportohet se disa persona kanë mbetur të bllokuar brenda qendrës tregtare, por deri më tani nuk raportohetpër të lënduar.
"Rreth orës 14:40, njoftohemi se në Qendrën Tregtare “Metropol” në qytetin e Lushnjës ka rënë zjarr.Shërbimet e Komisariatit të Policisë Lushnjë dhe Forca e Posaçme “Shqiponja” kanë shkuar në vendngjarje dhe po marin masa për evakuimin e qytetarëve dhe banorëve në qëndrën tregëtare.
Janë dërguar edhe forcat e sigurisë kombëtare në mbeshtetje të Policisë Vendore për evakuimin e qytetarëve.Shërbimet zjarrfikëse ndodhen në vendngjarje dhe po punojnë për shuarjen e flakëve. Eshtë ngritur një grup i posaçëm hetimor dhe në drejtimin e Prokurorisë, po punohet për zbardhjen e rrethanave të rënies së zjarrit.", njofton Policia.