Showbiz

FOTO/ E vërteta e divorcit të Gaz Pajës!

Shkruar nga Liberale

Aktori i njohur i humorit Gaz Paja, sipas lajmeve që kanë qarkulluar sot në mediat rozë, i ka dhënë fund martesës disa vjeçare me bashkëshorten e tij, Ira Seferi, me të cilën ka edhe një djalë.

Paja është martuar me partneren e tij në qershor të vitit 2019 por me sa duket gjërat nuk kanë shkuar siç duhet.

Aludimet për ndarjen e çiftit nisën pasi postimet e aktorit me patneren kanë munguar prej një viti, ndërsa prej kohësh ata nuk janë shfaqur me njëri-tjetrin në publik.

Megjithatë ajo që nxiti më shumë aludimet e publikut që çifti i kanë dhënë fund lidhjes së tyre, ishte pasi Gazi u shfaq i vetëm në premierën e filmit “5 Herë JO”, ku Bora Zemani dhe Donald Veshaj janë protagonistët kryesorë.

Aktori u shfaq vetëm, i shoqëruar nga disa miq, teksa u vu re mungesa e bashkëshortes së po tij.

Nga ana tjetër përveç postimeve të pakta së bashku, Ira nuk e ndjek aktorin as në rrjetet sociale, megjithëse akoma nuk dihet se çfarë mund të ketë ndodhur mes çiftit. Kjo pasi Gaz Paja nuk i ka fshirë fotot me të në rrjetet sociale.

Liberale Newsroom

Poll
SHQIPENGLISH