Aktualitet

Vodhi "Opel-in" në oborrin e një banese dhe e fshehu në një garazh, arrestohet 43-vjeçari në Tiranë

Shkruar nga Liberale
Vodhi "Opel-in" në oborrin e një banese dhe e fshehu në

Një 43-vjeçar është arrestuar nga policia e Tiranës nën akuzën e vjedhjes së pronës. Ky shtetas në rrugën "Bab Rexha" ka hyrë në oborrin e një banese dhe ka vjedhur mjetin tip 'Opel' në pronësi të T.M dhe më pas e fshehu në një garazh në zonën e Don Boskos.

"Shërbimet e Komisariatit të Policisë Nr. 2, në vijim të punës për garantimin e sundimit të ligjit në territor, pas informacionit të marrë se në oborrin e një banese në rrugën "Bab Rexha", ishte vjedhur një automjet, kanë organizuar punën për identifikimin dhe kapjen e autorit të dyshuar dhe si rezultat kanë vënë në pranga shtetasin:

- A. S., 43 vjeç, banues në Tiranë.

Nga veprimet hetimore të kryera ka rezultuar se ky shtetas, ditën e djeshme, ka vjedhur një automjet tip "Opel", në pronësi të shtetasit T. M., në rrugën "Bab Rexha", dhe më pas e ka fshehur atë në një garazh në zonën e Don Boskos.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë, për veprime të mëtejshme.

Liberale Newsroom

Poll
SHQIPENGLISH