Aktualitet

Lëkurë dhe flokë të shëndetshme edhe në dimër, ja çfarë duhet të dini

Shkruar nga Liberale
Lëkurë dhe flokë të shëndetshme edhe në

I ftohti, lagështira dhe ngricat ndikojnë të parën lëkurën dhe flokët.

Në fakt si çdo ekstrem tjetër atmosferik dhe nuk janë të paktë njerëzit që në periudha të caktuara të vitit kanë probleme me lëkurën dhe flokët.

Në vjeshtë flokët bien, në verë digjën më shpejt, në dimër hollohen e dëmtohen nga i ftohti e po kështu me lëkurën e cila thahet e plasaritet.

Për të zgjidhur të gjitha këto problem pavarsisht tipit të flokut apo lëkurës që keni ndini këshilla e mëposhtëme.

Temperatura e dushit

Në dimër nuk ka asgje si një dush i ngrohtë, por nga tani mendojeni dy herë këtë.

Një dush i zgjatur dhe i nxehtë mbi 20 minuta mund të duket ide e mirë, por në fakt vetëm dëmton lëkurën dhe flokët tuaj.

Ekspozimi i gjatë ndaj ujit të nxehtë largon lagështirën e nevojshme nga flokët dhe lëkura.

Kështu qëndroni në dush më pak dhe në 5 minutat e fundit përdorni ujë të vakët.

Mbulohuni

Nuk ka rëndësi sa bukur doni të visheni, nëse moti kërkon rroba të trasha duhet të zgjidhni patjetër ato.

Kështu, AgroWeb.org ju sugjeron që të mbroni flokët dhe lëkurën nga ekspozimi i gjatë ndaj ajrit të ftohtë i cili i dëmton.

Vendosni shall për fytyrën, kapuç për flokët, dorëza dhe tashmë keni një arsye më shumë për të mbajtur edhe maskën kundër Covid-19.

Konsumoni yndyrna

Yndyrnat e shëndetshme janë miqtë më të mirë të lëkurës dhe flokëve.

Konusmoni shumë omega-3 të marrë nga salmon, arrat, vaji i ullirit, sardelet apo avokado për të qenë gjithnjë të mbrojtur nga faktorët e jashtëm.

Liberale Newsroom

Poll
SHQIPENGLISH