Aktualitet

Plumbat drejt makinës në Don Bosko/ Policia publikon foton e autorit, shpërblim 5 mijë euro për këdo që jep informacion

Shkruar nga Liberale
Plumbat drejt makinës në Don Bosko/ Policia publikon foton e autorit,

Identifikohet autori që qëlloi me armë zjarri në drejtim të automjetit me të cilin lëvizte 42-vjeçari Rudolf Zefi, bashkë me të vëllanë, në zonën e “Don Boskos” në Tiranë.

Policia e Tiranës bëri me dije se autori i dyshuar i ngjarjes është Andrea Bregasi, banues në Tiranë.

Ndërkohë policia e kryeqytetit fton qytetarët që të bashkëpunojnë dhe të japin informacion, si dhe ka vendosur shpërblim 5 mijë euro për këdo që jep informacion të vlefshëm.

Njoftimi i policisë:

Lidhur me ngjarjen e ndodhur ditën e djeshme, më datë 14.12.2023, rreth orës 06:50, në rrugën “Don Bosko”, ku një person që lëvizte i vetëm në këmbë, ka qëlluar disa herë me armë zjarri pistoletë në drejtim të automjetit “Benz”, ju informojmë se:

Strukturat e DVP Tiranë, Sektori për Hetimin e Krimeve të Rënda, në bashkëpunim me Komisariatin e Policisë Nr. 3, pas kryerjes së veprimeve të thelluara hetimore, dhe informacioneve të marra nga inteligjenca policore, bënë të mundur identifikimin dhe shpalljen në kërkim të autorit të dyshuar të ngjarjes, shtetasi Andrea Bregasi, i ditëlindjes 09.12.1992, banues në Tiranë.

Liberale Newsroom

Poll
SHQIPENGLISH