
Gazetari Artan Hoxha është shprehur mbrëmjen e djeshme se ka jetuar dy vite me qira në zonën e “Kodrës së Diellit” në Tiranë, pasi nga burgu ishin paguar para për ta vrarë.
Ai tha në "Të pa ekspozuarit" se shteti e dërgoi në atë zonë sepse ishte e sigurtë.
“Unë jam në rrugë me duar në xhepa dhe ky është problemi i kryetarit të bashkisë, ai te Kodra e Diellit.
Bushati banon aty dhe unë kam qenë me qira dy vjet atje se më sollën aty për të më mbrojtur se ishte paguar nga burgu për të më vrarë dhe më sollën aty se ishte zonë e mbrojtur, aty ku jetonte Veliaj”, tha Hoxha.
Mes të tjerash ai komentoi dhe katet që kryebashkiaku Erion Veliaj shtoi në shtëpinë e tij te “Kodra e Diellit”, gjatë fushatës zgjedhore.
“Kur erdha unë atje te Kodra e Diellit, Veliaj kishte vetëm një kat. Pyete një çikë Bushatin, sot ka tre kate. Si i ka bërë? Ishte një aktor sipër atij. Iku ai e mori Veliaj, u bë edhe papafingo dhe u bë gjatë fushatës elektorale. Vinte vinçi dhe bllokonte rrugën që të bëhej kati i tretë atje te “Globi”, u shpreh gazetari Hoxha.