Aktualitet

Nuk u paraqit në SPAK për çështjen e Gërdecit, vjen reagimi i Shkëlzen Berishës

Shkruar nga Liberale
Nuk u paraqit në SPAK për çështjen e Gërdecit, vjen

Prokuroria e Posaçme ka deklaruar këtë të enjte se djali i ish-kryeministrit Sali Berisha, Shkëlzen Berisha, nuk u paraqit për të dëshmuar në çështjen e Gërdecit.

Pak pas këtij lajmi vjen reagimi i vetë Shkëlzenit.

Përmes një postimi në rrjete sociale, Berisha ka deklaruar se nuk ka pasur asnjë ftesë në adresën e tij për t’u paraqitur në këtë strukturë, ndërsa shton se ka depozituar të dhënat e tija të sakta, përfshirë numrin e telefonit dhe adresën.

“Në lidhje me dia raportime për ‘mos paraqitjen’ time si dëshmimtar në gjykatë, më duhet të sqaroj se në asnjë adresë timen fizike apo elektronike nuk ka mbërritur asnjë ftesë për t’u paraqitur si dëshmimtar!”-shkruan ai.

"Pretendimet e SPAK, që janë qartazi ne funksion të qëllimeve politike e mediatike të Edi Ramës, bien poshtë, si nga njoftimet e mëparshme që janë ekzekutuar me sukses, ashtu dhe nga fakti qe personalisht në dëshminë e dhënë para SPAK, kam depozituar adresën e SAKTË si dhe në e telefonit! Mbetem i hapur për t’u paraqitur konfirmo ligjit me të marrë ftesën!”, thekson Berisha.

Liberale Newsroom

Poll
SHQIPENGLISH