Deputeti i Partisë Demokratike, Ervin Salianji ndodhet në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, ku po zhvillon një vizite së bashku me disa deputetë të tjerë të Kuvendit të Shqipërisë.
Ai përmes një videomesazhi nga Qendra Qeveritare e Kongreseve, thotë se për Shqipërinë është jetike lufta kundër korrupsionit.
Sipas Salianjit korrupsioni është plaga më e madhe që e ka mbërthyer vendin prej 10 vitesh.
"Atlanta të Shteteve të Bashkuara të Amerikës. Është e domosdoshme që çdo vend të ketë kontroll dhe balancë të pushteteve, të ketë pushtet gjyqësor të pavarur, të ketë institucione të cilat balancohen dhe kontrollojnë njëra-tjetrën për të bërë të mundur që korrupsioni të luftohet pavarësisht nivelit, pavarësisht personave dhe pavarësisht fuqisë së atyre që e ushtrojnë.
Ky është mesazhi kryesor që po jepet në Qendrën Qeveritare të Kongreseve", shprehet Salianji në videon që ka publikuar në rrjete sociale.