Aktualitet

Lëvizte me armë zjarri në makinë, pranga 27-vjeçarit në Elbasan! I gjendet dhe municion luftarak

Shkruar nga Liberale
Lëvizte me armë zjarri në makinë, pranga 27-vjeçarit

Është kapur në flagrancë një 27-vjeçar në Elbasan i cili mbante me vete armë zjarri pistoletë.

Gjatë kontrollit fizik të riut me iniciale  E. C., 27 vjeç, banues në Përrenjas iu kap dhe iu sekuestrua pistoleta.

Në vijim të veprimeve procedurale, shërbimet e Policisë kanë ushtruar kontroll në banesën e 27-vjeçarit, ku kanë gjetur municion luftarak dhe një palë dylbi.

Arma e zjarrit pistoletë, municioni luftarak, dylbitë dhe automjeti që drejtonte 27-vjeçari, u sekuestruan në cilësinë e provës materiale.

Liberale Newsroom

A është e pranueshme (dhe e ligjshme) ndërhyrja e kryeministrit Rama në çështjet e brendshme të disa prej bashkive të vendit?

  • Po!
  • Jo!
Powered by the Tomorrow.io Weather API
SHQIPENGLISH