Kronikë

Ndodh në Berat: Policia arreston 78-vjeçarin, gjatë natës i vuri zjarrin vilës 3-katëshe të djalit të tij

Shkruar nga Liberale
Ndodh në Berat: Policia arreston 78-vjeçarin, gjatë natës

Policia zbardhi zjarrvënien e qëllimshme një banese tre katëshe në lagjen “30 Vjetori” qytetin e Beratit.

Nga veprimet hetimore të kryera në vendngjarje, është bërë i mundur identifikimi i autorit të këtij rasti, shtetasit Sh. Q., 78 vjeç, i cili dyshohet se i ka vënë zjarrin gjatë natës, banesës së djalit të tij, shtetasit D. Q.

Shkak për djegien e banesës së të birit nga i ati dyshohet se është bërë një debat që ata kanë pasur për motive të dobëta.

Në përfundim të veprimeve hetimore u referuan materialet në Prokurori, ku nisi procedimi në gjendje të lirë për 78-vjeçarin, për veprën penale “Shkatërrimi i pronës me zjarr”.

Materialet hetimore i kaluan Prokurorisë, me qëllim kryerjen e veprimeve të mëtejshme.

Liberale Newsroom

Poll
SHQIPENGLISH