Tremujori i parë të këtij viti shënoi ritme pozitive sa i përket ecurisë së tregut të punës. Sipas INSTAT, grupmosha 15-64 vjeç, e cila paraqet edhe forcën të punës në vendin tonë u rrit me 4.4% krahasuar me tremujorin e parë të 2022.
Ndërkohë papunësia për këtë grupmoshe prek nivelin e 10.9% duke zbritur me 0.5% krahasuar me të njejtën periudhë të 2022.
5 për e popullsisë nga 15 deri në 64 vjeç aktive për punë por të papunë deklaruan se nuk ia vlen puna dhe klasifikohen si të papunë të dekurajuar.
3.6 për qind e të papunëve vullnetarë i përkiste moshës 15-29 vjeç.
18 për qind e të papunëve kryenin detyra shtëpiake, 9.5 për qind e tyre në pension të parakohshëm dhe 12.1 për qind në paaftësi tê përhershme.
Sa i përket ndarjes gjinore, pjesëmarrja e grave në forcën e punës është 69.5% ndërkohë që burrat e angazhuar janë 82.2%
Ndonëse midis burrave dhe grave ekziston një diferencë e konsiderueshme prej 12.7% vlen të thuhet se shkalla e pjesëmarrjes së grave në tregun e punës është rritur me 5 pikë përqindje ndërsa për burrat me 2.4 pikë përqindje.
Nga ana tjetër sa i përket angazhimit të të rinjve në tregun e punës, ku grupmosha 15 - 29 vjeç është në nivelin e 58.0%, e rritur me 2.8% krahasuar me tremujorin e parë të 2022.
Anketa e publikuar nga INSTAT flet edhe për Industritë të cilat angazhojnë më së shumti forcën e punës, ku në terma vjetorë vërehet se punësimi është ulur me 2,7 % në sektorin e industrisë, dhe është rritur me 11,0 % në sektorin e shërbimeve.