Një 37 vjeçar i ka dhënë fund jetës brenda banesës së tij në Fushë Krujë. Ai është gjetur i pajetë nga të afërmit, të cilët kanë lajmëruar policinë dhe ambulancën.
Policia njofton se shtetasi me inicialet D. S. është gjetur i pajetë mbrëmjen e së enjtes, rreth orës 23:30. Sipas hetimeve të kryera deri tani, dyshohet se ai është vetëhelmuar.
Grupi hetimor vijon punën, me qëllim zbardhjen e rrethanave të ngjarjes.