Aktualitet

35-vjeçari gjendet i pajetë në banesë, Policia jep detajet

Shkruar nga Liberale
35-vjeçari gjendet i pajetë në banesë, Policia jep detajet

Një 35-vjeçar është gjetur i pajetë në banesën e tij, në lagjen nr.16, Durrës.

Referuar njoftimit të policisë paraprakisht dyshohet se shtetasi S. A., rreth 35 vjeç është vetvrarë me armë zjarri (pistoletë).

Policia bën me dije se nga këqyrja paraprake e trupit, nuk janë konstatuar shenja dhune ose dëmtime të tjera, përveç asaj të shkaktuar nga arma e zjarrit.

Durrës/Informacion paraprak

Më datë 26.11.2020, në orën 18:05, në lagjen nr.16, Durrës, është gjetur në banesë, dyshohet i vetvrarë me armë zjarri (pistoletë), shtetasi S. A., rreth 35 vjeç.

Nga kqyrja paraprake e trupit, nuk janë konstatuar shenja dhune ose dëmtime të tjera, përveç asaj të shkaktuar nga arma e zjarrit.

Grupi hetimor nën drejtimin e Prokurorisë po punon për dokumentimin e plotë të shkakut dhe rrethanave të ngjarjes.

Liberale Newsroom

A është opozita më e besueshme sesa qeveria në betejën më të fundit për prishjen e ndërtimeve pa leje dhe lirimin e hapësirave publike?

  • Po!
  • Jo!
Powered by the Tomorrow.io Weather API
SHQIPENGLISH