Aktualitet

32 vite nga rrëzimi i bustit të Enver Hoxhës/ Flutura Açka: Vetëm duke kujtuar i njohim brezave të rinj alarmin e diktaturës

Shkruar nga Liberale
32 vite nga rrëzimi i bustit të Enver Hoxhës/ Flutura

Deputetja demokrate, Flutura Açka ka përkujtuar 20 shkurtin, ditën e rrëzimit të bustit të Enver Hoxhës.

Açka shprehet se vetëm duke kujtuar brezat e rinj mund të njihet me diktaturën dhe alarmin e saj.

"Dita e Kujtesës, 20 shkurt 1991

Diktatura: Mbylle gojën!

Demokracia: Vazhdo fol!

Diktokracia: Mos e zgjat!

Demokratura: Mbarove?

Kujto! Vetëm duke kujtuar ua kujtojmë brezave alarmin e diktaturës", shkruan Açka.

Rrëzimi i bustit të diktatorit 32-vite më parë ishte nga ngjarjet që ndikuan në rënien totale të regjimit komunist në Shqipëri. E gjitha u nxit nga greva e urisë e ndërmarrë nga disa qindra studentë për t’i hequr universitetit emrin e tij.

Liberale Newsroom

Poll
SHQIPENGLISH