Sociale

25 VITE MË PARË/ Agolli: Nano, je i dështuar

Shkruar nga Liberale
25 VITE MË PARË/ Agolli: Nano, je i dështuar
Marrë nga gazeta "Koha Jonë" e datës 31 mars 1998, Përgatiti për Liberale.al, Laert Miraku

Anëtari i Kryesisë së PS: "Nuk vazhdohet me këtë meritokraci"

Agolli: Nano, je i dështuar

Asnjë qeveritar nuk mund t'i përgjigjet shkrimtarit të shquar

Në shtëpinë e Dritëro Agollit prej dy ditësh ka papushim telefonata nga njerëz të ndryshëm, të cilët reagojnë ndaj sh- krimit të tij të së dielës, në shtypin shqiptar ku kishte kritikuar me tone të forta qeverinë, Nanon dhe të shumë emra të tjerë, që po ushtrojnë pushtetin e 29 qer- shorit '97. Një i fundit i thotë se e kishte lexuar shkrimin e Agollit jo në gazetë, por të fotokopjuar dhe të blerë 20 lekë. Pasi nuk i heq asnjë presje atyre që ka shkruar, Agolli nxiton të rikonfirmojë prognozat për qeverisjen e partisë së tij. “Nëse Nano vazhdon me këtë lloj meritokracie atëherë është i dështuar"- thotë Agolli, pa i zbutur tonet e kritikave të tij, që kanë shkaktuar pështjellim në kamp- in e PS, por sidomos në pjesën e sipërme të vertikales që ka pushtet. Ata që janë përmendur me emër në shkrimin e Agollit nxitojnë të reagojnë deri me akuza. Të gjitha Agolli i pret me qetësi. Madje i përgatitur për këtë reagim ai i ka gati edhe batutat e tij. Akuzave si "spiuni" familjar i Shuteriqëve dhe Blushëve, ai i përgjigjet. "Unë vërtet e kam "spiunuar”, të atin e Benit, Kiçon, po pas kësaj unë e bëra kryeredaktor dhe Ramiz Alia e bëri anëtar të Këshillit presidencial"- thotë Agolli ndërsa nënvizon se është mik me familjarët e zëdhënësit të kryeministrit duke nisur nga gjyshi, Dhimitër Shuteriqi. Arrogancën e të llastuarve të ish- nomenklaturës (që i thonë "shkërdhatë” gazetarëve të partisë së vet), ai e shikon si rrezikun e vërtetë të qeverisjes meritokrate apo "shkërdhatokrate" të Nanos. Duke lakuar gafat e tipit "Kaçi" me përgjues në xhep, ai thotë se në të vërtetë këto janë skandale, që të çojnë në burg në botë. Ai e këshillon Nanon edhe në fjalorin që përdor, të cilësuar si një nga epërsitë kryeministrit. "Fjalët që kanë "kraci” në fund, përveç fjalës "demokraci” kanë një kuptim negativ”- thotë ai duke u ndjerë i çuditur madje se si Nano e ka ngritur këtë në filozofi. Pa thënë nëse ka apo jo shpresë tek filozofia e përhershme e ndryshimit të Nanos ai mendon se shpëtimi i qeverisjes, janë njerëzit, që kanë edhe përkushtim e ideal edhe profesionalizëm. Njeriu që e kanë cilësuar si "ndërgjegja e PS", i ka dhënë përfundimisht shtysën ndryshimit të ngurruar në qeverisje. HENRI ÇILI

Liberale Newsroom

A duhet të mbajë Berisha, si kryetari i opozitës, përgjegjësinë kryesore për humbjen në zgjedhjet parlamentare të 15 majit 2025?

  • Po!
  • Jo!
Powered by the Tomorrow.io Weather API
SHQIPENGLISH